Categories Lajme

Pas Vlorës dhe Dhërmiut, dalin në protestë pronarët e mjeteve lundruese në Durrës: Problematikat janë në jug, tek ne kurrë

Pronarët e motorskafëve dhe mjeteve të tjera lundruese në Durrës kanë dalë në protestë ditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit, pasi që prej ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një 7-vjeçareje në Himarë, ata nuk lejohen më të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

“Jemi taksapaguajtës të rregullt. Në mes të sezonit turistik na hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit. Për shkak të ngjarjes në jug, po penalizohemi dhe ne, ndërkohë kurrë nuk kemi pasur problematika të atij lloji”, thonë ata.

Protestuesit u shprehën të shqetësuar pasi kjo situatë po u shkakton vështirësi ekonomike, ndërkohë që të gjithë operatorët, kanë paguar çdo detyrim dhe nuk është marrë asnjë masë minimalisht për lehtësimin nga detyrimet përkatëse.  Ata deklaruan se pezullimi është bërë pa asnjë shkresë apo njoftim zyrtarë, por vetëm verbalisht.

“Kanë ardhur dhe na kanë pezulluar aktivitetin, vetëm me një njoftim verbal, pa asnjë shkresë. Si të procedojmë në kushte të tilla? Tani është kulmi i sezonit dhe të urdhërojnë të kryejnë kontrolle, pasi jemi komfort çdo parametri dhe urdhri që parashikohet për ushtrimin e këtij aktiviteti”, thotë njëri prej protestuesve.

Kjo Kjo është protesta e tretë e pronarëve të mjeteve lundruese pas atyre në Dhërmi dhe në Vlorë. Disa ditë më parë në një aksion nisi bllokimi i mjeteve lundruese ishte iu pranishëm edhe kreu i policisë së shtetit Gledis Nano qe ka kontrolluar vet dokumentacionet e mjeteve lundruese duke kërkuar bllokimin e tyre derisa të verifikohen.

Policia ka dhënë urdhër që asnjë mjet lundrues pa dokumente të mos qarkullojë në bregdet. Për 4 ditë policia kufitare ka bllokuar 200 mjete lundruese nga veriu në jug, të cilat po kalojnë në filtrin e dokumentacionit ligjor për tu rikthyer në det. Pas bllokimit të mjeteve, pronarët e subjekteve të mjeteve lundruese në Velipojë kanë reaguar duke deklaruar se kanë 14 vite në këtë aktivitet dhe se ky moslejim pa asnjë shkresë zyrtare është i papranueshëm, pasi ato paguajnë taksa si biznes, ndërsa sipas tyre në plazhin e Velipojës nuk është regjistruar asnjë incident, qoftë dhe minimal. Edhe në Vlorë, të shtunënpronarë e administratorë të mjeteve lundruese dolën në protestë pasi prej disa ditësh si pasojë tragjedisë së ndodhur në Himarë, është ndaluar përdorimi i tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME