Categories Lajme

Pasaporta false/ Ja si ndihmoheshin kriminelët të arratiseshin

Grupi kriminal prej 36 personash të arrestuar nga operacioni “Rruga e Gabuar” veç  trafikut të klandestinëve kishin shtrirë aktivitetin edhe brenda organizatave kriminale apo tek personat me precedent penal. Ata u siguronin të shumëkërkuarve dokumente të falsifikuara dhe i ndihmonin ata që të kalonin kufirin me qëllim që ti shpëtonin drejtësisë. Një nga rastet e dokumentuara, është edhe ai i pajisjes me pasaportë të re dhe dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin Hajri Seferit, i cili është një nga personat kyç të trafikut të drogës, pjesë e Bandës së Shijakut.

Nga hetimet e operacionit “Volvo 4” Hajri Seferi ishte pikërisht personi që krijonte lidhjet mes organizatave kriminale dhe ndërmjetësonte trafikun e drogës mes Bandës së Shijakut dhe bandave të tjera që e transportonin atë jashtë vendit. Seferi kishte si bashkëpunëtor edhe efektivë policie që dekonspironin operacionet sa herë ai ishte në rrezik. Por këtë herë emri i Hajri Seferit del në përgjimet e operacionit “Rruga e Gabuar”, ku u arrestuan 36 persona. Sipas prokurorisë, grupi kriminal prej 36 personash në bashkëpunim me Elmas Bilbilin, efektiv policie në pikën kufitare të Kakavijës i jepnin ndihmë për kalim kufiri personave me problem apo me precedent penal, kundrejt shpërblimeve të ndryshme, që nga përgjimet faktohet se shkojnë deri në 2 mijë euro.

Sipas prokurorisë, një nga të arrestuarit, Dritan Gramozi në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë pajisur me pasaportë të falsifikuar shtetasin Hajri Seferi, në kohën që ky ishte në përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes 339. Gjithashtu provohet  se kjo organizatë nuk ka ndihmuar vetëm këtë të kërkuar, por në kohë të ndryshme ata kanë ndihmuar për kalim kufiri si nga pikat doganore por edhe nga vija e gjebërt persona të ndryshëm, me probleme me ligjit apo që kishin shkelur afatet e Shengenit. Këto shërbime ata i kryenin për pagesa nga 500 deri në 1500 euro, kjo në varësi të destinacionit. Nga një përgjim telefonik mes personave nën hetim, Aleksia Kamaj dhe një personi tjetër të pa specifikuar rezulton se për një kalim të paligjshëm të kufirit nga Shqipëria në Greqi mjaftonte pagesa prej 600 eurosh:

Bisedea mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:
Aleksia –Hë ore
394- Dëgjomë
Aleksia -Hë
394- Të lutem sa lekë të ju them unë atyre
Aleksia – Për ku janë ato
394-Deri në Janinë janë ato
Aleksia -600 euro thuaju atyre
394– Kurt ë vije ato të them unë ty
Aleksia -Po mirë
394-Po unë kam ndonjë kafe
Aleksia -Do të nxjerr diçka se i don ai tjetri, 500 euro për kokë të Reit
394-Po mirë të paktëm

Në një  tjetër rast, Aleksja Kamaj, e cila kishte edhe bazën e rekrutimit dhe transferimit të  klandestinëve në Fier kërkon 1500 euro për kalimin e një personi në drejtim të Italisë. Në këtë rast pagesa ishte 1500 euro, pasi sipas saj shpenzimet e transportit ishin më të mëdha.

Biseda mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:
394-Ca bën
Aleksia -Hic tek Lili jam
394-Kam një person për në Itali, sa lek bën
Aleksia -600 euro
394-Ka më pak se ja dhash atij tjetrit
Aleksia -Do 600 euro taksia
394-Tani I çon Lavdoshi
Aleksia -Më pak se 1500 euro ska
394-E mirë flasim

Por këto ishin lëvizjet më të thjeshta për këtë grup kriminal, pasi janë dokumentuar me dhjetra raste të trafikimit të klandestinëve drejtë Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe SHBA-ve. Si vend transit për klandestinët, kjo organizatë përdorte vendet afrikane apo Qipron. Në një rast një person që interesohej të largohej në SHBA, ka kryer dhe operacione plastike me qëllim që të kishte ngjashmëri me një Bullgar,të dhënat e të cilit do i përdorte në pasaportë. Shumë shqiptarë kanë krijuar dhe shpikur çdo lloj mënyre pa llogaritur asnjë kosto financiare apo përgjegjësie ligjore, vetëm e vetëm për t’u larguar nga vendi. Për këto shërbime qytetarët e interesuar kanë paguar shumë të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME