Bashkia e Vlorës po vazhdon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në njësinë administrative Novoselë.
Komuna e Novoselës bën të ditur se këto punime po bëhen në kuadër të parandalimit të përmbytjeve, që mund të shkaktohen gjatë sezonit të dimrit.
Për pastrimin e kanaleve janë angazhuar edhe mjete te renda me qëllim, që të kryhet një punë cilësore dhe të mos ketë përmbytje të tokave bujqësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Pastrimi i këtyre kanaleve ndihmon banorët që shprehen të kënaqur për punën e bërë deri tani.
Pastrimi i kanaleve kulluese shërben gjithashtu për të tërhequr më mirë hidrovori ujërat e tepërta.

