Categories Lajme

PE miraton amendamentin me 15 kushte për Shqipërinë

Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian të enjten mbrëma miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare”. Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve.

Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra. Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat.

Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama; sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit mbas përkeqsimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor. Restaurimi i normalitetit demokratike vjen duke plotësuar 15 kushtet. Njëri prej kushteve është edhe dënimi i politikanëve që kanë blerë vota në zgjedhjet e Dibrës e Shijakut. Rama i ka marrë ata vazhdimisht në mbrojtje.

Shkresa e Grupit PPE: Dua t’ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE e raportit “Rekomandime për Ballkanin Perëndimor” do të dorëzojë amendamentin si më poshtë:  “thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare” Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin në liqenin e Paskuqanit

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një djalë 12-vjeçar, Matteo Brandimarti, ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gabimi e nxori zbuluar, arrestohet në Barcelonë shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Një trafikant shqiptar droge që fshihej në Barcelonë mendonte se i kishte shpëtuar drejtësisë italiane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën lindore të Fierit. Një automjet pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, në…

LEXO ME SHUME