Categories Lajme

Pengmarrja e biznesmenit në Tiranë, lihen në burg 3 autorët! Avokati: Sula u kishte 60 mijë euro borxh, e morën për t’u sqaruar

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza dhe kushëririn e tyre Hysen Neza, të cilët morën peng ndërtuesin Florian Sula pak ditë më parë.

Tre të arrestuarit nuk kanë folur në sallën e gjyqit, por avokati i tyre mbrojtës ka pretenduar se ata nuk e kanë marrë peng Sulën, por ky i fundit i kishte atyre një borxh 60 mijë euro dhe se e morën me automjet për tu sqaruar.

Avokati ka pretenduar se të mbrojturit prej tyre kur kanë konstatuar se Florian Sula ka qenë në pamundësi financiare për ti kompensuar shumën e parave e kanë lënë të lirë.

Njëri prej tyre, theksoi mbrojtja është vetëdorëzuar pasi mësoi që ishte në kërkim, ndërsa dy të tjerët kanë qenë në momente depresioni dhe nën efektin e lëndëve narkotike, por nuk paraqiti dokumentacion në gjykatë për ta vërtetuar këtë pretendim.Tre të arrestuarit pak ditë më parë, u prezantuan si agjentë të BKH dhe rrëmbyen 32-vjecarin të cilin e mbajtën për disa orë peng në një subjekt privat.

Sipas hetimeve paraprake, në 31 mars tre të rinjtë rrëmbyen , dhunuan dhe i kërkuan Florian Sulës 2 milionë euro në këmbim të lirimit të tij.

Sula i premtoi tre personave se do t’i jepte një shumë prej 500 mijë euro, por biznesmeni pas lirimit denoncoi rastin në polici.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME