Categories Lajme

Pensionistët italianë në Shqipëri/ “Mediaset” i takon në Durrës: Jetojnë shumë mirë me pensionet e Italisë

“Mirësevini në Shqipëri, parajsën e pensionistëve Italianë”, me këtë fjali nis artikulli I medias Italiane TG com I cili prezanton një reportazh të korrespondentes së emisionit “E sempre Cartabianca” ku tregohet jeta e pensionistëve Italian në qytetin e Durrësit.

Që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 rreth 2 mijë pensionistë Italian janë zhvendosur për të jetuar në qytetin bregdetar shqiptar, ku gazetarja Italiane pati mundësi te bisedonte me disa prej tyre.

Ata kane treguar për Mediaset se kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri pasi kostot e jetesës në këtë vend janë shumë më të ulëta se në Itali .

Pse menduat për Shqipërinë?

“Sepse unë nuk marr një pension miliardësh.”

A mund të pyes sa merrni pension?

“1200 euro në muaj. Si mund të jetoj me 1200 euro pension në muaj në Itali?”

A mendoni se me 2000 euro pension në muaj jeton si një njeri i pasur këtu në Shqipëri ?

“Po, jetoj shumë mirë.”

Burrë e grua jetoni shumë mirë me këto pensione besoj?

“Po, duke pasur parasysh që edhe unë kam pensionin tim, një pension qe nuk është aq i lartë sa i burrit tim le të kuptohem.”

“Duke bërë dy llogaritje, mund të kursejmë rreth 25 mijë euro në vit. Në Itali është e pamundur. 

Me pensionet që marrim në Itali, nëse do të arrinim të kursenim së bashku 5 mijë euro, do të kishim bërë shumë. Këtu është ndryshe ndërkohë.”

Sipas një konvente që zbatohet mes Shqipërisë dhe Italisë, pensionistët e vendit fqinj të cilët kanë rezidence në Shqipëri kanë mundësinë që të marrin një pension ta pataksuar. Njëri prej pensionistëve tregon se pikërisht për këtë arsye, në Itali do të merrte 1150 euro pension, ndërsa në Shqipëri merr 1500 euro në muaj.

Në këtë reportazh të Mediaset, pensionistët italianë kanë treguar se me paratë që ata marrin, mund të përballojnë në Shqipëri edhe aktivitetet që konsiderohen gjëra luksi në Itali. E gjitha kjo pasi kostot e jetesës në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta se në vendin fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME