Categories Lajme

“Për 10 kg kokainë nuk lëvizim”, shënjestra e atentatit në Durrës “kapoja” i një grupi kokaine nga Holanda në Itali

Xhevdet Plaku nga Romanati i Durrësit, i cili kohë më parë ka qenë shënjestër e një atentati të dështuar, rezulton të jetë arrestuar nga policia italiane në vitin 2018. Në atë kohë, Policia italiane zbuloi përgjimet e kartelit shqiptar të drogës në Itali, që e importonin nga Belgjika dhe Holanda. Mediat italiane bëjnë me dije se kapoja i grupit është shqiptari 37-vjeçar Xhevdet Plaku, koka e madhe e trafikut. Sipas policisë ai përdorte 25 identitete te ndryshme për të mos u kapur nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Banda i ndante pakot e drogës në baze të cilësisë dhe kishin edhe emërtimet sipas markave te botes se luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”. “Nuk është Hermes, por është e mirë”, është vetëm një nga përgjigjet mes trafikanteve që çuan ne zbulimin e grupit. Operacioni u finalizua me 56 të arrestuar, duke goditur tre banda por që kishin lidhje mes tyre. Në 153 faqet e urdhër-arresteve dokumentohen bisedat që vërtetojnë fuqinë kriminale të grupit, të tilla si një porosi te kapur që në mars 2016: “Për më pak se 10 kg kokainë nuk lëvizim” – thotë një nga kokat e organizatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME