Categories Lajme

Përcillen sot në banesën e fundit 3 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik

Do t’u jepet sot lamtumira e fundit tre të rinjve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjk të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, në orët e para të 1 janarit 2026.

Bëhet fjalë për Martin Dulaj 25 vjeç, i cili do të varroset në fshatin Veliqot ora 11.00.

Anxhelo Ruçi 27 vjeç, do të varroset në varrezat e qytetit Majkosh ora 11.00.

Dhe Klejdi Myftari 24 vjeç, në varrezat e qytetit Majosh ora ora 12.00.

Aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, të 1 Janarit, ku automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë u përplas me automjetin që drejtohej nga Klejdi Myftari, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy të lartpërmendurit edhe pasagjeri Anxhelo Ruçi, banues në Tepelenë. Gjithashtu ka mbetur e plagosur shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Kush janë viktimat?

Klejdi Myftari, mësohet se punonte si instumentist muzikor.

Anxhelo Ruçi, pasagjer në mjet me Klejdin, ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Martin Dulaj, po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, e cila mbeti e plagosur rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

Për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndryshon sigurimi i automjeteve: Nga 2026 hyn në fuqi historiku i aksidenteve, sa do paguajnë qytetarët!

Sigurime më të shtrenjta për shoferët që kanë shkaktuar dëme dhe zbritje për ata të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tritoli/ Vrasja e Ymerit, zbardhet ngjarja në Shkodër, policia: 4 të arrestuar, detaje

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”-Vihen në pranga shtetasit G.Bushati, E.Ibrahimi, E.Hasaj dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër ku humbi jetën çifti i bashkëshortëve, 3 të plagosur. Mes tyre, 2 fëmijë

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë, përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga 1 janar 2026, hyri në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë…

LEXO ME SHUME