Qarku i Durrësit vijon të përballet me situatë të rënduar për shkak të reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Erzen dhe kanaleve përreth. Strukturat e Bashkisë, Policisë, OSHEE-së, Forcave të Armatosura dhe emergjencave civile janë angazhuar në terren për monitorimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme.
Në total, janë evakuuar 667 banorë, të akomoduar në familje të afërme, hotele dhe komplekse të përkohshme, ndërkohë që janë shpërndarë mbi 700 pako ushqimore për qytetarët e prekur. Ndërkohë në Krujë janë evakuuar rreth 30 persona.
Në Bashkitë Krujë dhe Shijak, situata vijon të jetë e ndërlikuar në akset rrugore dhe banesat pranë lumenjve, me disa familje të evakuara dhe argjinatura të dëmtuara. OSHEE ka rikthyer pjesërisht furnizimin me energji elektrike, ndërsa puna për riparimin e dëmeve dhe për mbrojtjen e banorëve vijon pa ndërprerje.
Autoritetet bëjnë apel për qëndrimin e qytetarëve në banesat e sigurta dhe paralajmërojnë se ndërhyrjet do të vazhdojnë në të gjitha zonat e prekura deri në normalizimin e situatës.
SITUATA
Bashkia Durrës
Situata në territorin e Bashkisë Durrës vijon të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve intensive dhe daljes së lumit Erzen nga shtrati. Strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Situata e lumit Erzen dhe Kanalit të Tonës:
Lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje në disa zona. Kanali i Tonës ndodhet në nivel maksimal, ndërsa hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë.
Argjinatura e dëmtuar e lumit Erzen: 500 ml. Nga këto, 300 ml në Katund i Ri dhe 200 ml në Sukth.
Forcat dhe mjetet:
Janë angazhuar kapacitetet e Bashkisë me strukturat e saj të varësisë si më poshtë:
Bashkia + ndërmarrjet – 111 persona
UKD – 80
Policia Bashkiake – 70
Policia e Shtetit – 70
OSHEE – 80
Në gatishmëri mjekët e familjes
Rezervat e Shtetit (6 pompa me kapacitet të lartë) dhe Forcat e Armatosura (mjete të rënda, gomone, pompa dhe 37 efektivë). Vijon shtimi i mjeteve dhe kapaciteteve teknike në terren.
Total: 448
Evakuimet dhe akomodimi:
Janë evakuuar gjithsej 667 banorë, të akomoduar si më poshtë:
Njësia Administrative Sukth: 300 veta të akomoduar tek familjet e tyre, si dhe 36 në hotel
Njësia Administrative Katund i Ri: 53 veta, disa në hotel dhe disa në banesat e të afërmve
Kavalishenca: 251 persona; Shtëpia e Pushimit: 53 persona
Kompleksi “FAFA”: 20 persona (me gatishmëri për pritje të mëtejshme)
Nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore janë siguruar 700 pako ushqimore, nga të cilat:
300 pako ushqimore janë dërguar pranë ambjenteve të Kavalishencës dhe Shtëpisë së Pushimit së Ministrisë së Brendshme, me 3 vakte për 5 ditë për qytetarët e strehuar.
Janë siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Shtetërore 400 pako ushqimore, të cilat janë ndarë në zonën e Durrësit të Ri (ish-Këneta) dhe Plazh.
Ndërkohë, për qytetarët e strehuar tek Kompleksi FAFA, trajtimi bëhet nga vetë hoteli me vaktet ditore.
Janë ofruar organizata të ndryshme humanitare (Qatar Save the Children, Fundjava Ndryshe) për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe pritet mbërritja e tyre për shpërndarjen tek banorët e prekur.
Po priten mjete shtesë lundruese për evakuime të tjera, në varësi të zhvillimit të situatës.
Dëmet dhe verifikimet (përditësim ora 20:00):
Banesa të verifikuara total: 2645
Akte konstatimi të mbajtura total: 699
Procesi i verifikimit vijon.
Situata sipas zonave kryesore:
Katund i Ri & Sukth: dalja e Erzenit dhe çarja e argjinaturës kanë përmbytur fshatrat Erzen dhe Fllakë; Qerreti në rrezik. Rreth 1000 ha tokë bujqësore të përmbytura.
Njësia Administrative Sukth: rreth 5000 ha tokë bujqësore të përmbytura; lagjet 2, 3, 4 dhe pjesë e qytetit nën ujë.
Njësia Administrative Rrashbull: 400 ha
Njësia Nr. 2: Janë raportuar 12 rrëshqitje dherash
Njësitë Nr. 5 & 6: shumë banesa ende nën ujë, zona të pakalueshme
Përmbledhje:
Të gjitha strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri maksimale. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet po vijojnë sipas prioriteteve të emergjencës.
Bashkia Krujë
Në territorin e Bashkisë Krujë situata paraqitet problematike, kryesisht në akset rrugore. Në Njësinë Administrative Thumanë ka njoftime për disa banesa me prezencë uji; nga prezenca e ujit në banesa janë evakuar dhe strehuar te afërmit e tyre. Në Thumanë kemi 7 familje, të ndihmuar edhe nga një mjet i FA, me një eskavator të Durrësit. Pas komunikimit me Qarkun Lezhë, po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin. Me mjetet e Bashkisë është punuar në hapjen e bllokimeve në kanalet kulluese; në saje të punës së hidrovorit ka tendencë të rënies së nivelit të ujit në Miliskajë e Dukagjin. Procesi i evidentimit të banesave të dëmtuara vijon.
Lumenjtë Gjole dhe Zezë kanë dalë nga shtrati.
Argjinatura e dëmtuar: 50 ml
Tokë bujqësore: 600 ha
Banesa të dëmtuara: 50
Të evakuuar: 30
Forca operacionale: 30
Bashkia Shijak
Situata në Bashkinë Shijak vijon të mbetet problematike, veçanërisht në Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj, me prani uji në banesa të përmbytura dhe vështirësi serioze në qarkullim. Problematike paraqitet edhe zona e Fllakës, me prezencë të konsiderueshme uji. Fshatrat Fllakë, Sallmonaj dhe zona “4 Rrugët e Shijakut” janë aktualisht zonat më të prekura.
Tokë bujqësore: 180 ha
Banesa të përmbytura: 75
Akse rurale të bllokuara / pika të nxehta: 10 banesa
