Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 13 emigrantë nga Vendet e Treta dhe u largua nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volvo” dhe 1 aparat celular. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Përplasi automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 13 emigrantë nga Vendet e Treta, me një automjet tjetër, dhe u largua nga vendngjarja, për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari (shtetas italian).

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe 1 celular. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, goditën një tjetër rast. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi italian:

-M. C., 58 vjeç, banues në Itali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ato të Sektorit të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur “Gurorja”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, konstatuan automjetin tip “Volvo” që ishte përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuesi i automjetit tip “Volvo”, për të shmangur përgjegjësinë, ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 13 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët nga hetimet e kryera, rezulton se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C. iu kishte premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Volvo” dhe 1 aparat celular.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME