Categories Lajme

Përplasja me armë me djalin e kryeplakut, Gjykata e Vlorës liron efektivin e “Delta Force”

Pesë ditë pasi u përfshi në një konflikt me armë zjarri me Juxhino Aliraj (Todin), Gjykata e Vlorës ka nxjerr sot nga qelia efektivin e “Delta Force” Lisjan Myrtaj. Për të Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje, ndërsa Myrtaj ka deklaruar se kishte qëlluar ndaj 24 vjeçarit Juxhin Todi për vetëmbrojtje pasi ai i kishte drejtuar pistoletën. Myrtaj tregon se ngjarja ndodhi poshtë pallati të tij, ku 24 vjeçari kishte shkuar me makinë.

“Më tha, hajde pak tek makina dhe më nxori armën. Makina ishte parkuar në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave. Kur u afrova, më nxori pistoletën që e mbushi dhe filloi të më shajë. Në momentin që pistoleta u shkrep, u bllokua apo shkrehu nuk kuptova mirë, nxora armën për vetëmbrojtje.

Qëllova nga pjesa e poshtme, brenda rregullave si uniformë policie. Juxhini po tentonte të qëllonte kur po largohej me vrap, qëllova dhe unë disa herë. Nuk u largova nga vendi i ngjarjes, prita patrullat e policisë që të më merrnin dëshminë. Ju shpjegova ngjarjen dhe rrugën nga u largua Juxhin”, ka deklaruar më herët efektivi.

Efektivi i Delta Forcë Myrtaj është vënë në pranga nga SHÇBA. Myrtaj tha në dëshminë e tij se me 24 vjeçarin Aliraj (djali i kryeplakut të Kaninës) kishin mbyllur problemet që kishte pasur më herët. ABC ka mësuar se grupi hetimor gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja të pistoletës së policit. Pas të shtënave me armë 24 vjeçari Juxhin Aliraj u largua nga vendngjarja duke lënë  në makinën e tij vajzën që e shoqëronte. Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Juxhin Todin, që kishte ndërruar mbiemrin nga Aliraj në Todi.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 prilli në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME