Categories Lajme

Pesë vite punë në atdhe për të marrë diplomën, studentët e Mjekësisë: Do të bëjmë gjithçka kundër vendimit

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin për qëndrimin e viteve punë në atdhe për studentët e mjekësisë, si kusht për të marrë diplomën, studentët po protestojnë sot para parlamentit. Në një deklaratë për A2 CNN, një nga studentët në vitin e pestë të mjekësisë, është shprehur se ky vendim është absurd dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut.

“Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë së lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. Sipas tyre, ose paguani gjobën ose firmën që për ne është absurditet që kurrsesi nuk mund të pranohet”.

Sipas tij, thirrja e studentëve nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturë.

“Ne duam të qëndrojmë në Shqipëri. Thirrja jonë nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturën dhe shumëçka që sistemi ynë ka nevojë. Ajo që duam është që qytetarëve t’u ofrohet një trajtim sa më i denjë dhe shërbim cilësor. Thirrja jonë nuk është për t’u larguar, kjo po keqinterperetohet e keqpërdoret nga ata që duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Thirrja jonë është që mos i detyroni mjekët, kurrsesi nuk mund të vendosen masa detyruese. Vendimi është antikushtetues dhe i njëanshëm”.

Nepotizmi mungesa e sigurisë e kushteve të punës, janë disa nga problemet që rendisin studentët të cilët kërkojnë trajtim me dinjitet që mjekët t’u ofrojë qytetarëve shërbim cilësor.

Studentët shprehen se do të bëjnë gjithçka që projektligji të mos kalojë në parlament.

“Ne do të luftojmë që ky vendim mos të kalojë në parlament. Ne do të qëndrojmë deri në fund të kauzës sonë.

“Unë do zgjedh të paguaj dhe nuk e nënshkruaj kontratën”, thotë një tjetër studente e mjekësisë. “Dua të qëndroj në Shqipëri, por dua të jem e lirë në zgjedhjen time”, shprehet një tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME