Dy persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke peshkuar me mjete të paligjshme në liqenin e Shkodrës.
Sipas policisë, konkretisht me inicialet E. Sh., 45 vjeç dhe A. M., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, u kapën duke peshkuar me këta mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë.
Po ashtu është sekuestruar një mjet lundrues dhe mekanizmat elektrikë, që përdoreshin për peshkim nga ana e tyre. Po ashtu, dy javë më parë janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, të cilët po kryenin peshkim me mjete të paligjshme.