Categories Lajme

‘Peshku i vogël’ i tradhtoi, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Holandë

Anëtarët e një bande shqiptare që shpërndante kokainë në Aarschot dhe Diest të Holandës janë dënuar me katër vjet burg. Banda shiste përmes një ‘call center-i’ si për përdoruesit ashtu edhe për tregtarët më të vegjël dhe transportonte gjithçka nëpërmjet korrierëve të drogës, të cilët bënin të mundur që klientët të merrnin drogën në më pak se një orë.

Hetimi kundër bandës filloi pasi një nga tregtarët më të vegjël, u kap me tre pako kokainë në një kontroll rrugor në maj 2022. Pas një tentative arratisjeje, ai i ka shpjeguar policisë se është përfshirë në shitjen e drogës falë një kontakti të vjetër në një bandë shqiptare.

Banda përdori një numër të vetëm telefoni holandez dhe aplikacionin Ëickr si pikë qendrore kontakti, kështu që telefonatat e tyre nuk mund të regjistroheshin. Sipas deklaratave, banda kishte të punësuar të paktën dhjetë korrierë droge.

Gjykata holandeze vendosi të dënojë me 4 vite burg në mungesë një prej të pandehurve, i cili u zbulua se ishte arratisur drejt Francës, ndërsa tre shpërndarës të bandës u dënuan me nga 3 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME