Categories Lajme

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë….

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie pas nisjes së hetimeve disiplinore për shkelje të rënda të etikës dhe ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, janë pezulluar Inspektori me inicialet A. K., ndihmësspecialist për Operacionet Policore në Seksionin për Operacionet Policore të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë dhe Inspektori K. Gj., Trupë Shërbimi Operacionale në Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Inspektoi A.K., më datë 24 shkurt 2026, bashkë me dy persona të tjerë u kapën nga Policia Kufitare dhe Doganore e Kosovës në pikëkalimin kufitar Merdarë. Gjatë kontrollit me skaner, u zbuluan rreth 1 milion euro të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni. Paratë ishin të futura në një qese dhe u gjetën pas skanimit të detajuar.

Hetimi penal ndaj tij po kryhet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa procedimi disiplinor vazhdon nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Inspektori K.Gj u pezullua pasi dyshohet se më datë 21 shkurt 2026, në ambientet e Stacionit të Policisë Patos, ka goditur fizikisht një shtetas të shoqëruar. Sipas inspektorit, i shoqëruari ishte konfliktuar në një market në Patos me disa persona dhe gjatë konfliktit kishte ofenduar bashkëshorten e tij, e cila punon në atë market. Edhe për këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale po kryen procedimin administrativ të brendshëm.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, Detaje

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar tashmë një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure tek rrethrrotullimi i stadiumit në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Është ndarë nga jeta ne moshen 86-vjecare aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti, një nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë që ndodhi të martën në zonën e Treshi, Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

Ka nisur zyrtarisht puna për demontimin e urës së Dragostunjës në “Arrat e Gurrës”, aksi…

LEXO ME SHUME