Gerard Pique do të pensionohet në vitin 2020 sipas Mundo Deportivo. Qendërmbrojtësi spanjoll dëshiron që të bëhet president i Barcelonës, dhe për këtë ai do të pensionohet në vitin 2020 për ta marrë rolin në vitin 2021. Pique ka qenë pjesë e klubit nga vitit 1997 deri më 2004 me të rinjtë para se të kalonte te Manchester Unitedi, mirëpo u kthye në “Camp Nou” në vitin 2008 për t’u bërë njëri ndër lojtarët kyç të skuadrës katalonase. Pique u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës pas eliminimit nga Botërori në Rusi gjatë verës. 31-vejçari ka shënuar pesë gola në 22 paraqitje të këtij stinori në të gjitha garat me fanellën e Barcelonës.
Categories
Sport
Pique pensionohet në 2020 për t’u bërë president i Barçës
