Categories Lajme

Plagoset me thikë në pedonale 22-vjeçari në Ballsh, arrestohet autori

Një plagosje me thikë është shënuar në pedonalen e qytetit të Ballshit. Policia njofton se një 22-vjeçar është goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta nga një 38-vjeçar. Sipas policisë, i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë Mallakastër

Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në pedonalen e qytetit, shoqërohet menjëherë 38-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga ky shtetas.

Menjëherë pas njoftimit se në pedonalen e qytetit, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas tjetër, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar autorin.

Për këtë rast u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi E. M., 38 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ndërsa i dëmtuari, shtetasi K. I., 22 vjeç, është në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME