Categories Lajme

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe goditi shoferin e tij, çohet për gjykim dosja për të akuzuarin

Është çuar për gjykim dosja ndaj shtetasit me iniciale G.Xh., i cili akuzohet se plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe goditi shoferin e tij, G. B.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” për ngjarjen e ndodhur në vitin 2022.

“Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.

I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Fier çon në gjyq të pandehurin O.XH. për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal Nr.694, viti 2022, ka dërguar në gjyq të pandehurin O. Xh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79/a e 22, 88/1 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.

I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME