Categories Lajme

Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë, sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi

Një 17-vjecar mbeti i plagosur dje në Sarandë, ndërsa gjendet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin, por babai i të plagosurit thotë se ka qenë dhe një person i dytë që ende nuk është kapur. Ai kërcënon se do të bëjë vetëgjyqësi nëse nuk vendoset drejtësi. Sakaq, 17-vjeçari i arrestuar ka pretenduar se qëlloi për vetëmbrojtje.

“Nëse e ka fajin djali im, ta marrë masat policia, gjykata e Prokuroria. Unë dua të kapet autori i dytë se i ka bërë presion djalit. I kam thënë policisë së Vlorës që të kapet autori i dytë se e ka goditur djalin më 22 Mars. Ai ka qenë 100 përqind për dje. Unë dua të kapet autori i dytë. Gjendja e djalit është keq për momentin. Nëse nuk i merr policia masat, unë me personin do t’i marr masat drejtpërdrejt. Kam 4 fëmijë, i kam rritur me halle dhe nuk m’i vrasin dot drogaxhinjtë e Sarandës. Më rrinë me thika, doreza dhe leva në dorë.”, tha babai i 17-vjeçarit.

Prej së enjtes 17-vjeçari që u plagos nga bashkëmoshatari në Sarandë po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar pasi thika nuk i ka prekur organet jetësore. Babai i të plagosurit rrëfen se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij është goditur me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve nuk u kishte treguar familjarëve.

“Sherri ka ndodhur në datën 22 mars. E marrin shokët e tij. Pas një ore marr vesh që djali është në polici. Nuk thotë të vërtetën se ata i kishin bërë presion. Nëse thua të vërtetën, do të të vrasim byrazerin dhe motrën. Njëri nga ata e ka goditur me levë, tjetri që është brenda e godiste me thikë. Mbrëmë i kam marrë vesh këto gjëra. Kur më marrin dje, shkoj prapë dhe më thonë se djali është keq. Shikoj policinë në spital, e kishin kapur autorin. Me djalin njiheshin se janë afër me njëri-tjetrin. Nuk e di për çfarë janë zënë.”

Ndërsa dje është sulmuar me thikë nga të njëjtët agresorë. Policia e Sarandës ka arrestuar autorin, 17-vjecarin me iniciale K.C. por babai i të plagosurit pretendon se është dhe një person i dytë që ende nuk është prangosur.

“Unë dua të kapet autori i dytë se i ka bërë presion djalit. I kam thënë policisë së Vlorës që të kapet autori i dytë se e ka goditur djalin më 22 Mars. Ai ka qenë 100 përqind për dje. Unë dua të kapet autori i dytë. Gjendja e djalit është keq për momentin. Nëse nuk i merr policia masat, unë me personin do t’i marr masat drejtpërdrejt.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkaktuan aksident me 6 të plagosur, arrestohet 54-vjeçari nga Vlora, procedohet edhe një i ri

Një 54-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e Policisë dhe një 20-vjeçar nga Skrapari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e AKU

U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 1 Prill 2025

Dashi Kjo e martë ju ofron mundësi të shumta në dashuri. Nëse jeni vetëm shihni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë, burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë të rinj në polici për djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës

Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 5 të rinj, ndërsa ka shpallur një tjetër…

LEXO ME SHUME