Categories Lajme

Plagosja e efektivit të “Shqiponjave” në Tiranë, zbardhen dëshmitë e kolegëve

Efektivët e repartit “Shqiponja” i kanë treguar grupit hetimor dinamikën e ngjarjes ku mbeti i plagosur kolegu i tyre Edlir Alleshi në zonën e Kinostudios në Tiranë, pasi u qëllua me armë nga 42-vjeçari Klered Bozhanaj.

Tv Klan ka zbardhur dëshmitë e kolegëve të policit të plagosur. Raportohet se  policët i kanë thënë grupit hetimor se kishin shkuar në zonën ku ndodhi ngjarja pas disa informacioneve se në lulishten aty pranë po shpërndahej lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve kanë konstatuar shtetasin Klered Bozhanaj, i cili fillimisht ka qenë duke lëvizur me bashkëshorten e tij dhe sapo ka parë patrullat është larguar me vrap.

Efektivët e policisë tregojnë se ata i kanë thirrur duke i bërë shenjë që të ndalonte, por ai i ka ofenduar dhe ka vazhduar të largohej.

Efektivët i janë vënë pas deri në hyrjen e pallatit, kanë hyrë në ambientet e brendshme, aty ku 42-vjeçari qëlloi me armë dhe plagosi efektivin e repartit “Shqiponja” dhe u largua në këmbë.

Aktualisht autori i dyshuar Klered Bozhanaj vijon të jetë në arrati dhe në kërkim nga policia. Klered Bozhanaj është kthyer së fundmi nga Italia. Ai nuk ka precedent penal, ndërsa policia tha se është me probleme të theksuara depresioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME