Categories Lajme

Plas grushti në Kuvendin e Kosovës, goditet Albin Kurti

Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës. Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i tha gënjeshtar.

Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka gjuajtur me ujë dhe grusht Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj është përshkallëzuar situata. Përplasja ka kaluar në fizike, teksa është gjuajtur me bidonë, grushte e çadra mes ministrave dhe deputetëve opozitarë.

Kryeministri i vendit po fliste në lidhje me marrëveshjen për deeskalim që ndodhi në Bratisllavë.

Çfarë tha Kurti?

“Në të njëjtën kohë e kemi shfaqur ndjeshmërinë tonë për paqe të qëndrueshme… e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javë të fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës, rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policisë së Kosovës.” – u shpreh ai.

Kujtojmë se e gjithë kjo po ndodh për shkak të incizimeve që ka publikuar Nacionale gjatë ditëve të kaluara ku evidentohet se shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka pasur komunikim me kriminelin Millan Radojiçiq.

https://twitter.com/i/status/1679422205417881601

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME