Autoritetet italiane kanë zbuluar një rast të trafikut të paligjshëm të mbetjeve urbane drejt Shqipërisë.
Media përtej Adriatikut “Ansa”, raporton se në vendin fqinj, një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme mbi 16 ton mbetje urbane në Shqipëri me një kamion i cili është ngarkuar në zonën e Ankonas. Kamioni do të ngarkohej në një mjet lundrues dhe do të kishte si destinacion përfundimtar Durrësin.
Bëhet me dije se inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje në dokumente, kanë verifikuar fizikisht mallin e transportuar dhe kanë parë mospërputhje në raport me atë që është raportuar në deklaratën doganore.
Mallrat janë analizuar nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPAM) të cilët i klasifikuan produktet si mbetje komunale, që hyjnë në listën që ka tre nënkategori, pra mund të paraqesin rrezik potencial mjedisor dhe kërkojnë kontroll më të madh, mund të jenë të rrezikshëm ose jo të rrezikshme.
Riklasifikimi i mallrave nënkuptonte që dërgesa duhej të ishte shoqëruar me një procedurë parandaluese rikuperimi dhe me autorizim paraprak të shprehur nga vendi pritës, i cili nuk mund të lëshohej në këtë rast, pasi Shqipëria ndalon importimin e këtij lloji produkti.
Ndërhyrja e Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 ton mbetjeve tekstile me vlerë disa mijëra euro.
Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i kompanisë eksportuese po hetohet për krimet e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe “mashtrim i kryer nga një individ privat në një akt publik”.