Aktori dhe fituesi i çmimit Oscar, Jamie Foxx, po e rimerr veten pas një incidenti që ndodhi gjatë një darke për ditëlindjen e tij të premten në mbrëmje. Gjatë ngjarjes, dikush nga një tavolinë tjetër i gjuajti me gotë qelqi në gojë.
Një zëdhënës i Foxx konfirmoi incidentin, duke thënë: “Policia u thirr dhe çështja tani është në duart e organeve ligjzbatuese”, shkruan A2 CNN. Policia lokale fillimisht mori informacion pwr njw incident tw mundshwm me armw, por pasi konstatoi se bëhej fjalë për një konflikt fizik mes palëve nuk kreu arrestime.
Ky incident ndodhi vetëm disa ditë pasi Foxx ndau përvojën e tij me një problem serioz shëndetësor në një special në Netflix të titulluar “Jamie Foxx: What Had Happened Was”.
Foxx bëri një postim në rrjetet sociale duke falënderuar mbështetësit e tij dhe duke treguar se nuk lejon që pengesat ta ndalojnë. “Kur drita jote shkëlqen fort, disa përpiqen të sjellin errësirë, por ata nuk e dinë që je ndërtuar për këtë,” tha ai.
Në specialen e Netflix, Foxx zbuloi se kishte kaluar një hemorragji cerebrale që i shkaktoi goditje në tru vitin e kaluar. “Ishte një mister,” tha ai. Ai humbi ndjenjat dhe nuk kujton 20 ditë të ngjarjes.
Falë motrës së tij, e cila e çoi në spitalin Piedmont në Atlanta, Foxx iu nënshtrua një operacioni që i shpëtoi jetën. Megjithëse rikuperimi ishte i vështirë, ai është optimist dhe mirënjohës për mbështetjen që ka marrë. (A2 Televizion)