Categories Lajme

Po kthehej me motor nga puna, 36-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku viktimë ka mbetur një 36-vjeçar shqiptar, Armando Kola.

Lajmin e kanë bërë të ditur Brescia Today, sipas të cilave, ngjarja ndodhi në Provaglio d’Iseo, Breshia, ku Kola ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’.

Gjithashtu mësohet se Kola ishte me origjinë nga Shkodra dhe menjëherë pas aksidentit, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Megjithë ndihmën e parë që iu dha nga një infermier dhe ndërhyrjen e ambulancës, fatkeqësisht 36-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.

Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por nuk pati dëme.

Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME