Categories Lajme

Po mblidhte barishte anës rrugë/ U përplas nga makina, ndërron jetë 63-vjeçari në Fier

Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Viktima, Namik Halili kishte parkuar makinën tip Opel në anë të rrugës dhe ishte futur në një arë për të mbledhur barishte të egra, bëjnë të ditur burime për TCH.

Në momentin që ka dalë në rrugë, ai nuk e ka vënë re makinën tip Pasat së cilës i ka prerë rrugën.

“Rreth orës 12:55, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Has! Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri 68-vjeçari

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i një ngjarjeje që dyshohet se është aksidentale.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Çfarë nuk i pashë në telefon”, Xumi tregon si zbuloi që e dashura po e tradhtonte

Xum Allushi, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën shoferi 45-vjeçar

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shkrumbuar tërësisht nga flakët, pamjet e tre autobusëve të linjës që u dogjën nga zjarri!

Media ka siguruar pamjet e tre autobusë të linjës që u shkrumbuan nga flakët në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plehrat e Italisë vijnë ilegalisht në Shqipëri, bllokohet kamioni me 16 ton mbetje

Autoritetet italiane kanë zbuluar një rast të trafikut të paligjshëm të mbetjeve urbane drejt Shqipërisë.…

LEXO ME SHUME