Categories Lajme

Po shkonte në gjykatë të divorcohej, 39-vjeçari tenton të vrasë gruan me sëpatë

Përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t’i godiste me sëpatë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes.

39-vjeçari, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. (Xh.) L., 39 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME