Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet se ka kryer disa vepra penale, përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë.

Ai ka përndjekur vazhdimisht një punonjëse të policisë në komisariatin e Vlores prej kohësh, ndërkohë që policia e Vlorës e ka shpallur në kërkim policin.

Ndërkohë që historia e dy punonjësve të policisë ka nisur kohë më para, ku u pezulluan nga detyra për një periudhë kohë, pasi në rrjetet sociale ju publikua një foto, që të dy këta punonjës policie gjatë shërbimin po putheshin në makinën e policisë së shtetit , kjo ngjarje ka ndodhur në muajin Korrik të vitit 2022.

Prej një periudhe kohë të dy u pezulluan nga detyra, por kanë rifilluar sërish.

Festim Xhafa, është transferuar në komisariatin e Himarës, me detyrë inspektor, ndërsa Viola Çuka ka rinisur punë në drejtorinë e policisë së Vlorës punonjëse e policisë së rendit.

Por mesa duket Festimi ka vijuar me Violën duke e përndjekur derisa ka përplasur me makinë automjetin e saj dhe është larguar dhe shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Ndërkohë që punonjësja e policisë ka bërë kallëzim, ai është shpallur në kërkim.

Kjo është njoftimi i policisë para dy vitesh kur ishin duke u puthur në makinë.

Drejtoria Vendore e policisë Vlorë ka njoftuar se inspektor F. Xh. dhe inspektore V.Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotos.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njofton ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME