Categories Lajme

Policia serbe plagos rëndë një shqiptar

Policia serbe ka plagosur rëndë sot një shqiptar në Medvegjë.Lajmin e ka konfimuar këshilltari Komunal i Medvegjës, Florim Sahiti.Personi i plagosur rëndë është Milazim Murati nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.Sipas portalit Luginalajm, Murati 34 vjeç është plagosur në malin që ndan Kosovën me Serbinë, ku ishte punësuar si roje mali, ndërsa nuk saktësohet nëse ishte i punësuar në institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë.“Po, para dy-tre orëve, është plagosur rëndë Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKU-së në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë teje të rënda” -ka theksuar Florim Sahiti, këshilltar nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë.Florim Sahiti, ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodhur nga policia lokale dhe jo nga ajo e njësitit të xhandarmerisë.Megjithatë, ende nuk ka ndonjë njoftim nga Policia serbe, lidhur me rastin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME