Categories Lajme

Policia shoqëron një grua në komisariat pasi po qeshte, rrëfimi i 45-vjeçares nga Tirana: Po kalonte kryeministri, tha diçka dhe…

Një grua me iniciale T.B është shoqëruar në polici pasi po qeshte me zë të lartë. Kjo nuk është një anektodë, por një histori e vërtetë që ka ndodhur në mes të Tiranës, madje kjo gjë raportohet edhe në shkresë zyrtare.

Një 45-vjeçare përfundoi për pak orë në komisariatin numër 1 me urdhër të gradës, pasi këta të fundit e konstatuan duke qeshur e për këtë arsye sipas tyre ajo po prishte rendin dhe qetësinë publike.

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar rastin, ku shton se sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në 15 tetor në kryeqytet në rrugën Fuat Toptani.

Historia e pabesueshme “e qeshjes se ndaluar” shtjellohet akoma me tepër me rrefimin e vetë gruas që qeshi e cila ka deklaruar se ajo ka qeshur pasi ka dëgjuar kryeministrin.

“Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.- ka rrëfyer gruaja, e qeshur e cila i kushtoi disa orë në komisariat.

Postimi i plotë: Gruaja qe qesh…!

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.

Burimet zyrtare me thone se ngjarja – ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;
– une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.
“Por ate e solli punonjesi i Gardes se Republikes ‘ shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D. Historia e pabesueshme ”e qeshjes se ndaluar” shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.

‘Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.

Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen, e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. “Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes nuk kishte maske ne fytyre dhe ne keto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.

Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.
Neser , dikujt tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pas qeshur. Eshte ilaci me i mire per jeten!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME