Categories Lajme

Politika feston e ndarë: Rama-Meta-Ruçi kryejnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Sot në varrezat e Dëshmorëve të Kombit u mbajtën homazhe në kuadër të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Të pranishëm në homazhe kanë qenë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryebashkiaku Veliaj, dhe Ministrja e Mrojtjes Xhaçka të cilët kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur me nderim para monumentit ‘Nënë Shqipëri’.

Asnjëri nga të pranishmit nuk ka preferuar të jap deklaratë për mediat .

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të kryejë homazhe në orën 10:30. Ndërsa është përcaktuar që veteranët do të zhvillojnë homazhe në orën 12:00.

Ndërkohë që kreu i Opozitës gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në një manifestim të komunitetit shqiptar në Milano dhe ende nuk dihet në dot të kthehet sot në Shqipëri.

Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur midis palëve politike në vend, pasi të djathët ndjekin të njëjtën linjë sikursë çdo vit ku nderimi I dëshmorëve nga ana e tyre bëhet më 29 Nëntor.

Kojtojmë se e djathta datën 29 Nëntor e konsideron si një vendim të marrë nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë. Për këtë arsye, gjatë mandatit të parë qeverisës prej saj, e ndryshoj këtë datë duke I zhvendosur manifestimet më datën 28 Nëntor.

Por, 29 Nëntori me anë të një ligji të posaçëm e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME