Categories Politike

A është “Tirja” rast i kufizuar? Çudit ministrja: Ishte një ditë e mirë për ne

Ministrja Ogerta Manastirliu tha se publikimi i rastit të korrupsionit në spitalin Covid 2 është një ditë e mirë për mjekësinë. Sipas ministres ajo ka ngritur një grup pune për të zbuluar nëse sanitarja ka punuar e vetme për mashtrimin e të afërmve të pacientëve, apo ka persona të tjerë të implikuar. “Këto nuk janë ditë të këqija, janë ditë të mira, është ditë e mirë sa herë që një qytetar bën denoncim me fakte, dhe na jep ne mundësinë që ti heqim këta cibanë nga sistemi. Nuk është çudi që një person, dy apo tre,nuk mund të përfaqësojnë armatën e mjekëve dhe atyre që sakrifikojnë përditë.

Mund të kemi raste të tjera denoncimesh, kemi mijëra të tjerë që janë falenderues për ata mjekë dhe infermierë që janë shumicë dërrmuese, dhe që e nderojnë bluzën e bardhë, gazetarët ti shkojnë deri në fund qoftë edhe indicieve më të  vogla. Unë e kam ngritur një grup pune nga MSH që do të kryejë një hetim të plotë administrativ dhe verifikim të çdo akuze. Mos bini pre e askujt, nëse u cënohet e drejta për shëbim njoftoni autoritetet. Lajmi i mirë nuk bën lajm, lajmi i keq bën lajm në media”, tha ministrja.

Në një deklaratë për mediat, Komiteti i Ekspertëve që sot po përfaqësohet nga ministrja Manastirliu tha se së fundi ka pasur një rritje të rasteve me Covid, por masat do të jenë të njëjta. Sipas ministres së Shëndetësisë vendi do të vazhdojmë të njëjtën mënyrë, atë të ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00 të darkës deri në orën 6:00 të mëngjesit.

E njëjti orar do të vijojë për baret dhe restorantet, ndërkohë që Universitetet do vijnë sërish mësimin online deri në një vendim të dytë. Po ashtu Komiteti i Ekspertëve ka dalë në vendimin se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara dhe kësaj radhe deri në 1 shkurt.

“Duke qenë se data 18 ishte dita e fundit që do vlerësonim fluturimet e Britaninë e Madhe, duke qenë se ka informacione të shtuara për rritjen e rasteve të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Komiteti ka marrë vlerësim që fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara deri në datën 1 shkurt”, tha ajo.

Manastirliu:

Përsa i përket situatës epidemiologjike, komiteti duke ndjekur situatën mbi baza ditore e javore ka vlerësuar një rritje të incidencës 2 javore që ka pësuar rritje në 14 ditët e fundit. Një rritje që është 217 raste të reja për 100 mijë banorë nga 2-15 janar.

Kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki duke u rritur numri i bashkive që ka raste të reja nga 44 në 50 bashki me një mesatare të përjavshme prej rasteve të cilat vlerësohen që kanë numra të rritura. Përsa i përket numrit të pacientëve të shtruar, ballafaqohemi me një rritje të rasteve. Rritja është e qëndrueshme, nuk është alarmante. Është një situatë që tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës.

Numrat të pacientëve të shtruar në spital ka pësuar rritje me një mesatare prej 273 shtrimesh në 14 ditë. Në radhët e terapisë intensive ka pësuar një rritje. Duke bërë një vlerësim të pozitivitetit në raport me testimet, në të gjithë vendin vijon testimi në komunitet për të izoluar çdo rast në kohën e duhur.

Rritja e numrit të testimit, përmes testimit të shpejtë, vlerësohet një rritje e qëndrueshme e pozitivitetit. Kjo kërkon që qytetarët të bëjnë kujdes. Efekti i rritjes së qëndrueshme vjen dhe si efekt i festave të fundvitit nga mbledhjet familjare gjatë kësaj periudhe. Do të vijojmë që të kemi në fuqi masat që kemi pasur derimë tani, në tërësinë e tyre vijon puna për testimin në të gjithë vendin, puna në katër spitalet vijon pa u ndalur, kemi siguruar kapaciotetet e nevojshme me barna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME