Politike

Damiani gati të iki nga Komisioni Zgjedhor, Bardhi: Të shkojë në b urg

Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, iu përgjigj qëndrimit të bashkëkryetarit të Komisionit Zgjedhor, Damian Gjiknuri, i cili tha se largohet nga Komisioni vetëm që PD-ja të jetë e përfshirë në reformën zgjedhore. Bardhi tha se Gjiknuri duhej vënë para drejtësisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, u shpreh se më parë duhen dënuar krimet zgjedhore, duke refuzuar kështu ofertën e PS-së për dialog në lidhje me reformën zgjedhore.

Deklarata e plotë

Besoj unë, Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close