Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është infektuar me koronavirus. Mediet italiane raportojnë se ish-kryeministri 83-vjeçar aktualisht ndodhet i izoluar në vilën e tij në Arcore, Pranë Milanos, në gjendje të mirë shëndetësore, madje vazhdon të punojë. “Pas tstimit, Presidenti Berlusconi doli pozitiv për koronavirusin”, deklaroi partia “Forza Italia” në një njoftim.
Categories
Politike