fbpx
Politike

Do të fusë Basha në lista? Flet kreu i PA: Fyhem nga kjo pyetje!

Kreu i PA, Agron Duka ishte i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ku foli për deklaratën që bëri para disa kohësh dhe u shpreh se Basha do e fusë në lista se nuk ka ku të shkojë. I pyetur nëse është kërcënim politik, Duka tha se mund të jetë rrëfyer në momente emocionale dhe e ndjen si fyerje ta pyesin nëse do e fusë Basha në lista sepse sipas tij, është një cështje që i përket të dyja palëve.

“Nëse jam shprehur, ka qenë një moment emocional. Unë fyhem nëse më thoni ‘A do ju fusë Basha në listë’, pikërisht prandaj jam përgjigjur ashtu sepse nuk pres që të më fusë askush në lista nëse nuk e meritoj. Besoj që kam vota dhe duhet të negocioj me Bashën dhe negociatat janë të dyanshme. Nuk është puna që ti them Bashës të më fusë në listë por Basha të më thojë do futesh te lista ime. Ne do biem dakord dhe këtë e vendosim të dy”, tha Duka.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, u shpreh se pret një Kod Zgjedhor që ti shërbejë votuesve, jo partive politike. Duka theksoi se ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të ulur në një tryezë mazhorancën dhe opozitën jashtëparlamentare ishte e duhur pasi këta të fundit paraqesin një shtresë të konsiderueshme të popullatës.

“Është gabim të mendohet se është komode një parti apo diskomode një parti tjetër. Besoj që do ishte mirë që të kishim një Kod Zgjedhor që të ishte komod për votuesit shqiptarë, sepse pavarësisht se mund të përfitojë një forcë politike, por nëse riciklohen kriza politike më vonë do të ketë sërish kriza ekonomike dhe mund të kthehemi në situatën që jemi sot, prandaj do ishte shumë mirë nëse do kalohej një reformë zgjedhore që të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme nga të gjithë palët. Pra reformë zgjedhore konsensualë. Kjo po ndodh sot dhe disa nga eksponentët e PS e kanë thënë që do bëjmë një kod në interes të forcës sonë politike. Kjo sjell si pasojë zgjedhje të paragjykuara të cilat mund të riciklojnë kriza.

Duke menduar që qenë ndërkombëtarët ata që ulën 2 palët dhe partia demokratike e opozita jashtëparlamentare mund të mos merren në konsideratë nga mazhoranca për shkak se ishte jashtë institucioneve, por me ndërhyrjen e tyre, me argumentet e tyre që janë apo jo në parlament, përfaqësojnë një shtresë të konsiderueshme të popullatës shqiptare. Duhet të gjendet patjetër një konsensus. U mendua që me presionin e ndërkombëtarëve u arrit një marrëveshje e mirë”, shtoi Duka.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button