Categories Politike

Duma: Basha të shpjegojë përjashtimin e Berishës

Për nënkryetaren e PD-së, Grida Duma edhe pse ka kaluar një kohë që nga përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, kryetari Lulzim Basha duhet të shpjegojë vendimin e marrë. ”Lidershipi sot për mua duhet automatikisht të qartësojë shqiptarët për pastërtinë e këtij vendimi që është marrë plotësisht dhe vetëm për të pasur partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,-thotë për ”Abc News”. Për të periudha zgjedhore do ti bashkojë demokratët.

”Kam përshtypjen që edhe me të keqen e vet, edhe për shkak të kësaj trajektore të vështirë, kësaj opozite të vështirë, edhe për shkak se demokratët janë në situatë shumë të sakrifikuar, ata e ndjejnë tani që janë aksionerë”.

Pjesë nga intervista

ABC: Zonja Duma, ka qenë një strategji politike e PD për të mos iu përgjigjur ish-kryeministrit Berisha, pasi nga njëra anë janë demokratët të cilët i janë bashkuar “Foltores” së tij. Nga ana tjetër ka të tjerë demokratë që ndonëse nuk e mbështesin këtë zhvillim të brendshëm në PD, duket se janë pa busull, janë pa orientim. Kjo ër shkak se vetë kreu Basha, por dhe eksponentë të rëndësishëm të kësaj force politike kanë zgjedhur që të kenë një gjuhë më të moderuar ose të mos përballen drejtpërdrejt me atë zhvillim që është duke ndodhur me ish-kryeministrin Berisha? Grida Duma: Mendoj që ka ardhur koha që përtej vetëpërmbajtjes, qetësisë dhe logjikës së pritjes, apo uljes së emocioneve të forta, të mos e gjykojmë anëtarësinë e PD-së si emocionale. Të jesh emocional është gjëja më e natyrshme në botë.

Nuk mund të jetë racionale. Do të jetë emocionale, do të lidhet me figura që e përfaqësojnë, të cilat e kanë udhëhequr në vite. Ashtu duhet të jetë. Demokratët nuk kanë absolutisht faj, dhe ta them këtë si kryefjalë të çdo gjëje për këtë çështje. Demokratët nuk kanë asnjë faj, të gjithë nga i pari tek i fundit. Nëse ka këtu faj është hierarkia e partisë. Nëse do të quajmë faj dhe përgjegjësi, faj dhe përgjegjësi, ka hierarkia e partisë. Qoftë kjo historike e vjetër apo kjo e sotmja që duhet të shpjegojë.

Padyshim deri në këto momente është marrë një vendim për të qetësuar dhe për të mos e kthyer këtë në një situatë sfide konkurrence. Këtu flitet kështu, këtu flitet ndryshe dhe për t’i thënë sa njerëz erdhën këtu dhe sa njerëz erdhën këtu, por ka ardhur momenti që pas gjithë këtyre qetësive, lidershipi i partisë të qartësojë të gjitha pasojat, shkaqet që vijnë nga marrja e këtij vendimi, sepse gjithçka po ndodh për vendimin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është e vërteta. Nuk ka çështje demokracie, nuk ka çështje garash. 30 vite në politikë, secili nga ne, njëri 30, tjetri 10, e ka treguar se kush është si personalitet. Kjo është e qartë.

Demokracia në partitë shqiptare nuk ndërtohet kur në një moment dikujt që ka peshë i vjen situata që të godasë një tjetër pa peshë. Jo, ndërtohet me sistem. Meqënëse dikush ka peshë elektorale tregon forcën dhe negocion me forcë. Me forcë nuk negociohet demokracia sepse kemi pasur në çdo moment procedura, sistem, kohë, datë, arsye të mëdha për ta bërë këtë.

Në qoftë se ato nuk kanë ndodhur për shkak të zgjedhjeve brenda në parti atëherë sot për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë këtë nuk e lidh me demokracinë dhe për këtë arsye padiskutim që lidershipi sot i Partisë Demokratike, atë që po bën sot Sali Berisha, e gjykon ai pa asnjë diskutim.

Lidershipi sot për mua duhet automatikisht të qartësojë shqiptarët për pastërtinë e këtij vendimi që është marrë plotësisht dhe vetëm për të pasur partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë i vetmi faktor kredibël që mund ta çojnë Partinë Demokratike në atë rrugëtim që të mund të përballojë këtë krimin, këto paratë dhe ndëshkimin e tyre. Se nuk është më një çështje e cila rregullohet me kod elektoral. Kjo kërkon ndëshkim.

ABC: A keni ju, në momentin që flasim, një parashikim, ka një pikë fundore kjo përplasje, se, le të themi gjuha apo mundësia që të ketë një kompromis mes dy palëve duket se ka humbur, por a do të jetë Partia Demokratike ajo që do të humbë më shumë në fund të kësaj beteje midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës?

Grida Duma: As jam përfshirë asnjë moment të caktuar, të flas për arsyet e njërit apo tjetrit, apo për mënyrën se si vetë zoti Berisha po e kryen këtë gjë, sepse e kam thënë edhe herë të tjera, nuk mund të këshilloj Sali Berishën se si e ka rrugëtimin e tij, por parimet dhe principet logjike, që i shohim që të gjithë, nuk na ndalon dot askush ti themi.

Unë mendoj që i kemi lënë heshtur gjatë. Ne këtë qartësim logjik që kemi, argumentativ, të asaj që unë e quaj rruga e vetme, që Partia Demokratike të forcohet dhe të fitojë zgjedhjet, duhet t’ia themi demokratëve, nuk është një vendim ndaj liderit, është një vendim për demokratët, është krejtësisht ndryshe.

Unë mendoj që patjetër që periudha zgjedhore do ti bashkojë demokratët, përtej asaj që mund të themi sot, nesër, pasnesër, mbi arsyet dhe mosarsyet e të arsyeshmes apo të paarsyeshmes, mendoj që zgjedhjet, që do të afrojnë do ti bashkojnë demokratët, sepse kam përshtypjen që edhe me të keqen e vet, edhe për shkak të kësaj trajektore të vështirë, kësaj opozite të vështirë, edhe për shkak se demokratët janë në situatë shumë të sakrifikuar, ata e ndjejnë tani që janë aksionerë Juxhin, janë aksionerë të kësaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME