fbpx
Politike

‘Fieri sot është parajsa e krimit’, Bardhi: Shqiptarët nuk duhet të punojnë për një bandë qeveritare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka nisur një tur takimesh me qytetarët dhe me strukturat e PD në rrethe.

Gjatë nj takimi që ai kishte ne fier, dekaroi se ky qytete sot është parajsa e krimit, me qytetarë të frikësuar e biznese të mbyllura.

“Në vend që të ishte një parajsë ekonomike në zemër të Shqipërisë, qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit”, shkruan Bardhi në një njoftim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Në vend që të ishte një parajsë ekonomike në zemër të Shqipërisë, qarku i Fierit është sot parajsa e krimit të organizuar dhe hajdutërisë së klientëve të qeverisë, që zhvasin pasuritë natyrore, naftën dhe gazin, si dhe kanë eleminuar konkurencën e lirë në çdo fushë të biznesit.

Gjatë takimeve në Fier, Divjakë, Roskovec dhe Patos, gjeta biznese pa konsumatorë, konsumatorë të frikësuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Qytetarët e qarkut Fier ndjehen të tradhëtuar nga Partia Socialiste që ata kanë votuar në shumicë historikisht.

Për ne demokratët nuk ka detyrë më të madhe sesa t’u kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin se Fieri, Lushnja, Divjaka, Roskoveci, Mallakastra dhe Patos mund të zhvillohen, se Shqipëria mund të jetë një vend normal ku secili të vlerësohet në mënyrë të ndershme për punën e tij, pa qenë i detyruar të punojë për një bandë apo një pushtetar hajdut. Për këtë, qytetarët nuk duhet të braktisin vendin, por duhet të braktisin Edi Ramën, qeverisja e të cilës në këto 6 vjet ka sjell vetëm varfëri, hajdutëri dhe pasiguri.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button