Politike

Koalicioni Meta-Berisha regjistrohet në KQZ, PD ankim në KAS: Përmendin emrin dhe logon tonë

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar një ankesë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve depozituar ditën e sotme, në lidhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ku sipas tij, pala e Sali Berishës ka përdorur emrin dhe logon e PD-së.

“Kërkesa për regjistrimin e koalicionin të Ilir Metës dhe Sali Berishën përmban në marrëveshjen mes tyre referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë dhe në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër të autorizuar nga ana e tij, nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion, vendimi i Celibashit për regjistrimin e ‘Bashkë fitojmë’ duhet të zhbëhet”.

Teksa argumentojmë se koalicioni nuk duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor, PD-ja thotë se marrëveshjes i mungon një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kërkesë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close