Politike

Kriza energjetike, Balluku: Miratohet granti 10 miliardë lekë, do të mbrohen abonentët familjarë dhe biznesi i vogël

Qeveria ka vendosur në dispozicion një grant prej 10 miliard lekësh në sajë të krizës energjetike për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se ka mungesë të sasive energjike në treg duke theksuar se po synohet sigurimi i këtyre sasive.

“Dy grupe të energjisë dhe infrastrukturës. Një nga fushat më sensitive e prekur nga kriza globale është ajo e energjisë. Na duhet të punojmë çdo ditë.

Sot është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliardë lekë të cilat do të krijojnë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël.

Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot janë një problem i madh. Na shqetëson mungesa e sasive energjetike në treg. Ajo që po bëjmë përmes akteve ligjore është krijimi i një mundësie për të siguruar këto sasi”, tha ministrja. Ajo tha se dy projektvendime që kanë kaluar sot janë shpronësimet për dy linja që konsiderohen investime kritike, edhe pse investimet janë të ndaluara për OSHEE dhe OST.

“Dy projektvendime të rëndësishme që kalojnë sot janë shpronësimet për dy linja të rëndësishme që i konsiderojmë investime kritike 110 kilovolt dhe 220 kilovolt. Vetëm investimet kritike që kanë të bëjnë me prodhimin do vazhdojnë të funksionojnë. Synimi ynë është krijimi i mburojës për familjet dhe bizneset e vogla. Dua të përmend dy ndryshime që kemi bërë sot më VKM 822. Të dyja ndryshimet janë bërë për të lehtësuar investimet vendase në energjinë e rinovueshme. Diversifikimi i burimeve të energjisë sot është më i rëndësishëm se kurrë. Kërkohet nxitje dhe përshpejtim i këtyre proceseve.

Fondi i shpronësimeve është zë i buxhetit. Projektligji është i miratuar. Sot duke qenë se projektet bazohen në projekte të mirëfillta, kjo bën që parashikimi të jetë i saktë dhe të mos hasim vonesa në kantiere si ka ndodhur përpara. Të gjitha projektet që do nisin gjatë vitit të ardhshëm kanë të përcaktuar shumën e shpronësimit për nisjen e këtyre projekteve”, u shpreh Balluku.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: