Categories Politike

Kume pas takimit me Metën: Presidenti do të nisë një tur takimi me qytetarët për zgjidhjen e krizës politike

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë në ambientet e Presidencës. Në përfundim të këtij takimi, i cili zgjati për rreth 60 minuta, foli Kristaq Kume i cili zbuloi më shumë atë se për çfarë u diskutua në këtë takim. Sipas tij, Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen të varen shpresat tek ndërkombëtarët, pasi shumë raste më tëpër se kanë ofruar një zgjidhje kanë qenë pengues. Në këtë aspak, tha Kume edhe përfaqësuesit e tjerët të shoqërisë civile janë dakord.“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do ti adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur  për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Në optikën e presidentit, ne si rezultat i kësaj qeverisjeje nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen. Këmbënguli po ashtu, se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t’i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues se sa zgjidhës për problemet tona.Ky ishte qëndrimi i ppresidentit, që do të thotë se në shqiptarët të marrim në dorë fatet tona dhe të gjithë së bashku të punojmë për zgjidhjet më të mira për ne dhe për fëmijët tanë. Nuk di se cila do të jetë mënyra e organizmit aktiviteti, kjo është punë e tij, por ajo që ishte e qartë ka të bëjë që presidenti vlerëson se: është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptarët, me popullin shqiptar, me ata që kanë të drejtën dhe të ushtrojnë të drejtën e sovranit. Ky ishte qëndrimi i presidentit, aspektet organizative  nuk di se si do bëhet”, tha Kume.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME