fbpx
Politike

LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares dhe kryesisë së partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK’së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK’së Haxhi Avdyli. Avdyli e ka vlerësuar vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për shkarkimin e Osmanit, si vendim skandaloz. Gjithashtu, Avdyli e cilësoi këtë votim si manipulim interneti.

Më tej, ai tha se secili aktivist i LDK’së, këtë votim duhet ta trajtojë si sondazh të pavlerë derisa ky votim të mos merret sipas rregullave demokratike. Disa nga deputetët që kanë votuar kunëdr shkarkimit të Vjosa Osmanit janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri, ndërsa akoma nuk është publikuar rezultati i plotë i votave nga vet LDK-ja edhe pse Osmani është shkarkuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button