Categories Politike

LSI mbledh strukturat në Vlorë, Kryemadhi: Do të angazhohemi për uljen e taksave dhe rritjen e ekonomisë

Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në Vlorë deklaroi se LSI do të angazhohet jo vetëm për të ulur taksat, por dhe në rritjen e ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se LSI do të angazhohet për studentët dhe gjimnazistët.

“Megjithatë në fund të ditës ne jemi shumë të aftë për të evidentuar problematikat dhe gabimet tona por asnjëherë nuk flasim me njerëzit se çfarë ofrojmë ne. Dhe unë mendoj që duke filluar nga sot dhe gjithë ditët e tjera me radhë, ne do të jemi shumë të drejtë për drejtë me qytetarët, jo vetëm me qytetarët por me çdo njeri që ka dëshirë për të na dëgjuar. Ne do të angazhohemi jo vetëm për të ulur taksat por do të angazhohemi për të krijuar të gjithë ambientin në të cilin zhvillohet ekonomia shqiptare, biznesi shqiptar që shqiptarët të kenë mundësinë e zhvillimit të tyre. Çdo të thotë kjo, jo vetëm tek ulja e taksave por edhe tek unifikimi i kontrollit në një, jo për të pasur 7 polici sepse nuk mund të zhvillohet biznesi duke pasur 7 kopaçe në kokë. Biznesi do të zhvillohet duke i krijuar mundësinë, duke rritur konkurrencën, duke krijuar mundësitë dhe aftësinë që njerëzit të zhvillohen dhe të nxjerrin në pah të gjithë elementet e tyre pozitive. Ne do të angazhohemi për studentët dhe gjimnazistët sepse në fund të fundit partia jonë është partia e të rinjve dhe të rejave.

Është partia e cila bazën e saj kryesore e ka tek të rinjtë dhe të rejat. E tha Endriti pak më përpara, me gjithë ata deputet dhe deputete të rinj që kemi në Parlament, se harroj të fusë dhe veten e vet së është i ri, të cilës ja kanë dhënë shansin dhe mundësinë LSI-së për të qenë partia e të rinjve dhe për të krijuar mundësinë e komunikimit dhe jo vetëm të komunikimit por edhe të përfshirjes së tyre në vendimmarrje, gjë që është shumë e rëndësishme. Ndërkohë duam të fokusohemi shumë tek gratë, jo se jemi feministë dhe duam ta bëjmë që bota pa gratë nuk jeton. Në fakt është e vërtetë që bota pa gratë nuk jeton por edhe pa burrat nuk jeton, dhe ne nuk duam të bëjmë asnjëherë ndarjen midis burrave dhe grave. Sepse në fund të fundit një familje nga nëna dhe babai krijohet dhe një familje e mban të fortë dhe të pa lëkundur një burrë dhe një grua. Dhe ne bazohemi fortë tek themeli dhe tek thelbi që ka familja shqiptare jo vetëm në jetën e familjes por edhe në jetën e shoqërisë e kështu me radhë nga shoqëria deri tek shteti.

Roli i gruas në shoqërinë tonë është shumë e rëndësishme. Sot për një grua është shumë e rëndësishme që jo vetëm të afirmohet në jetën politike por është shumë e vështirë edhe në jetën ekonomike, dhe në biznes të eci përpara. Pse, sepse kur t’i përplasesh me një strukturë arbitrare, arrogante të shtetit për një grua është shumë shumë e vështirë sepse forca e saj për tu përballur e bën të pamundur. Prandaj një sistem dhe një evidentim shumë i qartë i grave zonja të cilat mjafton të hysh në auditorët e universiteteve, do të shikosh që mbi 50% e auditorëve mos themi 70% janë vajza, dhe kjo gjë është shumë e mirë sepse është dëshira e madhe e vajzave tona, jo vetëm për t’u shkolluar por edhe për të ecur përpara.

Dhe kjo mendoj që është një nga pikat tona më të forta, sepse dhe vetë forca dhe mundësitë, mbështetja që më ka dhënë Lëvizja Socialiste Për Integrim mua si grua dhe duke qenë si kryetare do të thotë që është një nga vlerësimet që ne si forcë politike ju bëjmë grave dhe vajzave shqiptare. Gjë që na ka bërë gjithmonë jo vetëm një parti interesante por na ka bërë gjithmonë edhe një parti që ka shkuar dhe më shumë tek hallet e njerëzve dhe ka zgjidhur më shumë dhe më drejtë për drejtë problematikat e tyre. Endriti e tha pak më përpara që ne jemi partia e mbajtjes së fjalës, po jemi partia e mbajtjes së fjalës. Jemi partia që ndihmojmë njerëzit dhe i mbajmë njerëzit dhe kjo është një nga pikat tona më të forta dhe është një nga pikat tona që ne nuk duhet të kemi turp asnjëherë që ta themi dhe ta them disa herë. Sepse vetëm në një familje njerëzit e mbajnë njëri tjetrin. Vëllai – vëllain, prindi – fëmijën, fëmija – prindin e kështu me radhë sepse kjo është një nga virtytet që ka familja shqiptarë, për të pasur një familje më të fortë dhe një familje, kur është e fortë çon përpara edhe shoqërinë. Kështu që unë dua të mos zgjatem shumë, por dua që të japim dhe disa karta të anëtarësisë për të rinjtë e Vlorës, të cilët janë anëtarësuar sepse ne jemi në kuadrin e anëtarësimeve të reja dhe ne e lamë takimin në ditë të shtune sepse menduam që një pjesë e madhe e njerëzve janë në punë dhe e shtuna që është një ditë pushimi, u jemi shumë mirënjohës se ne vend që ta kaloni me familjet tuaja, ju ua përkushtuat kohën LSI-së.”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME