Politike

Mbërrin në Presidencë shkresa e PS për propozimin e Edi Ramës si kryeministër

Ka mbërritur ditën e sotme në Presidencë shkresa e PS-së, e cila propozon Edi Ramën në rolin e Kryeministrit, vetem 2 ditë pasi ky i fundit pranoi se do të betohet para Ilir Metës.

Gjatë një interviste në ‘Opinion’, Rama deklaroi dy ditë më parë se për aq kohë sa Meta do të jetë në zyrën e Presidentit, qeveria e re do të betohet para ti. Rikujtojmë se Partia Socialiste ngriti një Komision Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, menjëherë pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Së bashku me opozitën e re, Rama i bëri votat e mjaftueshme për të shkarkuar Metën nga detyra, i cili sipas tij ka kryes shkelje të rëndë të Kushtetutës para zgjedhjeve. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një President shkarkohet në Parlament. Gjithsesi fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë nëse ky vendim i Parlamentit është i drejtë apo jo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: