Politike

Mbyllen zgjedhjet në Gjermani, kë nxjerr fitues exit poll

Pak minuta më parë mësohet që ka përfunduar votimi në Gjermani dhe menjëherë në orën 18:00 ka nisur numërimi i votave.  Rreth 60 milionë qytetarë kanë votuar ditën e sotme për Bundestagun. Sipas informacioneve paraprake EXIT-Poll bëhet me dije se partia e kancelares Merkel kryeson me 3 deputetë më shumë se partia e tjera në garë. Ky rezultat i EXIP Poll mund të ndryshojë rënjësisht pasi një numër i madh i votuesve, rreth 40% e kanë bërë zgjedhjen e tyre përmes postës.

Rezultatet e EXIT Poll:

Reklamë

CDU/CSU   25%

SPD     25%

Të Gjelbërit  15%

FDP  11%

AfD  11%

E Majta   5%

Të tjera  8%

Qytetareve dhe qytetarëve me të drejtë vote në Gjermani iu bë thirrje këtë të dielë (26.09) të votojnë për një parlament të ri, Bundestag. Me votën e tyre zgjedhësit përcaktojnë se kush do të qeverisë në katër vitet e ardhëshme pas 16 vjetësh me kristiandemokraten Angela Merkel si kancelare. Kjo e fundit nuk rikandoi më.

Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar. Pra vota e dytë për partinë është përcaktuese edhe për kancelarin. Në bazë të rezultateve përcaktohet niveli i përfaqësimit politik në parlament dhe numri i mandateve për secilën parti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: