Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Deputët që votuan pro ishin vetëm Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita, ndërsa 15 deputetë të tjerë votuan kundër. Votimi vjen në një kohë kur pritet opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Komisioneri për zgjerimin në BE Oliver Varhelyi ka reaguar dy herë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku i kujton Ramës se do të ishte e matur që të priste opinionin e Venecias para rivotimit në Kuvend. Por kryeministri tha dje se ai e mirëpret vendimin e Komisionit të Venecias, por nuk do e presë opinionin e saj për rivotimin e Kodit në Kuvend.