Categories Politike

Negociatat Kurti-Mustafa, kreu i LVV në Tiranë: I ofruam kryeparlamentarin LDK-së, por refuzoi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja për Tiranën, Boiken Abazi, zbardh detaje të reja nga zhvillimet politike në Kosovë, ku LVV po negocion me LDK-në e Isa Mustafës për të arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.

Në një postim në “Facebook”, Abazi thekson se me Kushtetutë kryeparlamentari i takon LVV, por sipas tij, ky post iu ofrua LDK-së dhe kjo e fundit e refuzoi. Sipas Abazit, LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër, duke pritur ende LDK-në.

Postimi i Boiken Abazit:

1. Me kushtetutë kryeparlamentari i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE!

2. Kryeparlamentari iu ofrua LDK-së nga LVV, dhe LDK e refuzoi para 26 dhjetorit.

3. LVV e propozoi kryeparlamentarin pasi LDK deklaroi publikisht, 3 orë para seancës së 26 dhjetorit, se do ia votonte propozimin në Kuvend.

4. LVV propozoi dhe votoi në seancë Glauk Konjufcën, i cili u votua edhe nga LDK dhe deputetë të tjerë, duke marrë 75 vota Pro, 27 Kundër dhe 6 Abstenime.

5. LVV i dha publikisht emrat e 5 ministrave të qeverisë dhe e zëvendëskryeministrit që i takonin sipas marrëveshjes bujare, duke i lënë LDK-së gjysmën e qeverisë.

6. LDK nuk dha asnjë emër, as për ministra e as për Presidentin që po e kërkon me ngulm, por po kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës – edhe pse e votuan vetë dhe ai nuk ka bërë asnjë gabim, e u zgjodh në mënyrë legjitime e ligjore.

7. LVV i dha mundësinë LDK-së të zgjedh një ministri më shumë në vend të kryeparlamentarit. LDK u zotua ta çonte për votim në Këshillin e saj të Përgjithshëm këtë propozim të LVV, por nuk e bëri.

8. LVV po e thërret LDK-në të ulet sërish në tryezën e bisedimeve, por LDK po refuzon.
9. LVV ka bërë transparencë të plotë për publikun e gjerë.

10. LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër edhe pse mund ta kishte bërë prej fillimit, duke pritur ende LDK-në. Ndërkohë që zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur publikisht për mundësinë e koalicionit me parti të tjera.

*** Dikush mund të jetë mërzitur që nuk po formohet ende koalicioni LVV-LDK, por rilexoni edhe një herë 10 pikat më lart për të parë pse nuk po formohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME