fbpx
Politike

Postimi i vajzës së Trump/ Ivanka ndez rrjetin, por më pas pendohet…

Ivanka Trump e fshiu një postim pas ngjarjeve të fundit në Kongresin amerikan. Ivanka Trump, e bija dhe njëherësh këshilltarja e lartë e presidentit amerikan Donald Trump i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit amerikan si “patriotë”. Përmes një postimi në Twitter, të cilin e fshiu pak momente më vonë për arsye ende të paqarta, vajza e Trump iu është drejtuar demostruesve me togfjalëshin: “patriotë amerikanë”.

Pasi e fshiu postimin ajo bëri një tjetër status ku shprehet se: “Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor.” Postimi i saj ka ngjallur debate dhe kritika të forta, duke parë edhe faktin se 4 vetë vdiqë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button