Categories Politike

Rindërtimi pas tërmetit, vendimi: Madhësia e banesave, në varësi të numrit të familjarëve

Të gjithë ata qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit do të përfitojnë banesa në bazë të numrit të familjarëve. Një vendim i miratuar në fund të dhjetorit dhe i publikuar këtë fillim viti në fletoren zyrtare zbardh të gjitha kategoritë dhe sipërfaqet e përfitimit.

Si fillim, qytetarët duhet të bëjnë aplikim pranë bashkive ku do të duhet të dorëzojnë aktin e konstatimit, dokumentin e pronësisë ose çdo akt për përfitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar. Prioritet do të kenë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet me ndihmë ekonomike si dhe të rënët në krye të detyrës.

Në vendim përcaktohet se familjet që kanë humbur banesat e tyre në pallate përfitojnë nga programi i rindërtimit në të njëjtin truall. Kështu një familje me dy anëtarë do të marrë një apartament 1+1 me sipërfaqe 45 -60 m2. Një familje me 2 deri në 4 anëtarë do të marrë një apartament 2+1 me sipërfaqe 75 m2 deri 80 m2, ndërsa familjet me më shumë se 5 anëtarë struktura e apartamentit do të jetë 3+1 me një sipërfaqe që llogaritet 90 m2-100 m2.

Ndërsa për familjet në fshat që kanë humbur shtëpitë si pasojë e shembjes përfitojnë grante për rindërtimin e banesave. Në vendim thuhet se banesat individuale do të detyrohen të heqin dorë nga trualli ku kanë banesën e tyre për masën e sipërfaqes që do të përfitojnë, ndërsa familjet që do të akomodohen në apartamente e kanë të detyrueshëm heqjen e pronësisë vetëm nëse pallati ndërtohet në pronën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME