Politike

Rrahman Rrahja ka më shumë vota se Rama në Durrës

Ndërsa numëri i votave për kandidatët vijon deri tani surpriza e Durrësit është Rrahman Rrahja i cili ka më shumë vota edhe se Edi Rama. Pas kryeministrit Rama dy më të votuarit janë Jurgis Çyrbja dhe Ilir Ndraxhi.

Rrahman Rrahja është babai i Rexhep Rrahjes, dhunuesit të Xhisiela Malokut, një vajze nga Kruja, ngjarje që u kthye në skandal mediatik dhe ndaj të cilit u mor vendim me burg nga Gjykata.  Kushëriri i tij është sot në burg për një atentat mafioz  ku humbi jetën një djalë i ri dhe u plagosën dy të tjerë. Dëmi moral që i është bërë deputetit Rrahja nga gjithë përgojimi si sponsor i krimit do të bënte të stepej çdo Kryetar Partie për ta përfshirë në listat e veta. Por mesa duket Edi Rama e ka ditur se ”çunat problematikë” mbledhin vota, madje më shumë se vet kryeminstri deri tani në Durrës.

Përgjimet e BILD

Për ata që nuk e njohin Ilir Nadraxhin në përgjimet e BILD, ku u publikua një telefonatë e Astrit Avdylajt me Ardian Kokomanin, Kryetar i Bashkisë Shijak, për ta njoftuar se do të jetë të nesërmen në një takim me kryebashkiakun Dako, për të diskutuar se si mund të përfshijnë Ilir Ndraxhin në listën e deputetëve. Avdylaj i kërkon Kokomanit të jetë i pranishëm në takim. Avdylaj: E di pse të mora unë? Nesër kemi një takim në 10 të mëngjesit. Unë, ti, Gjushi, Iliri (Ilir Ndraxhi), vllai i Lirit dhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës. Prandaj të kam marrë sot….

Kokomani: Në orën 10 më duket se është dhe 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdek Niko Bespalla, ish futbollisti jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe të takojmë atje. Avdylaj: Erdhën sot ato, po diskutoshim, ishte dhe Juli… e kupton? Të jesh edhe ti se normal po s’ishe ti.. a më kupton?

Kokomani: Kuptoj. Titi pa merak se do jem dhe në ceremoni dhe do jem atje. Pa merak. Më pas, në një bisedë të dytë ndërmjet Astrit Avdylaj dhe Arjan Ndraxhit, vëllai i deputetit të PS Iliri Ndraxhi, Astrit Avdylaj tregon se ka takuar Dakon dhe i ka kërkuar të vendosë në listën për deputet Ilir Ndraxhin dhe Elton Arbanën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: