Politike

Rregullat e reja, presidenti amerikan merr lajmin e hidhur

Kryeprokurorët e 11 shteteve federale amerikane kanë ngritur një padi kundër administratës së presidentit, Joseph Biden për shkak të dekretit për vaksinimin e detyrueshëm të punëtorëve në kompanitë me më shumë se 100 punonjës. “Urdhëresa e detyrueshme e vaksinimit është antikushtetuese, e paligjshme dhe e paparë”, tha kryeprokurori i Misurit Eric Schmidt, një nga disa kandidatë republikanë në garën për vendin vakant në Senatin e SHBA vitin e ardhshëm.

Sipas rregullave të reja, të cilat hyjnë në fuqi më 4 janar, kompanitë me më shumë se 100 punonjës duhet t’u kërkojnë atyre që të vaksinohen ose testohen për coronavirusin çdo javë dhe të mbajnë maska në vendin e punës. Gjoba për mosrespektim të këtij rregulli mund të jetë 14,000 dollarë për rast, raporton reuters.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: