Categories Politike

Ruçi përshëndet 75-vjetorin e krijimit të Brigadës XVI: Ushtria partizane, legjion nderi i kombit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me anë të një mesazhi ka përshëndetur ish-partizanët, veteranët, pasardhësi dhe familjet të dëshmorëve të Brigadës XVI Sulmuese, në kuadër të  75-vjetorit të krijimit të kësaj Brigade.

Ushtria partizane ishte një legjion nderi i kombit shqiptar, tha Ruçi duke shtuar se, “Brigada XVI mund të quhet ndryshe edhe Brigada partizane e rinisë”.

Më pas Ruçi ka thënë se SBrigada XVI luftoi kryesisht në trekëndëshin Berat Lushnje-Fier dhe e shndërroi Myzeqenë në një arenë betejash të përgjakshme kundër nazistëve dhe kolaboracionistëve.

Mesazhi i plotë i Ruçit:

“Të dashur ish partizane dhe ish partizanë, veterane e veteranë të Brigadës XVI Sulmuese heroike, Të nderuar pjestarë të familjeve të dëshmorëve, Të respektuar pasardhës të  veteraneve e veteranëve të Brigadës XVI dhe  të luftëtarëve të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, Ju përshëndes të gjithëve në festën e bukur të 75 vjetorit të krijimit të Brigadës XVI  të Ushtrisë së lavdishme të partizanëve shqiptarë.

Gushti i nxehtë i vitit 1944 mund të quhet edhe muaji i krijimit të Brigadave partizane: Brigadës së 14, 16, 18 dhe 19. Ndërkohë që në gushtin e vitit 1943 ishte krijuar famëmadhja Brigada e Parë. Brigada XVI u inaugurua më 20 gusht 1944 në Therepel të Skraparit. Ky formacion i fuqishëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare vërtet u përurua më 20 gusht, por pagëzimin e zjarrit të betejave e fitoreve partizanët e Brigadës suaj e kishin bërë gjatë viteve të luftës për liri. Ky formacion i fuqishëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare vërtet u përurua midis skraparllinjve trima e patriotë të pashembullt, por në përbërjen e vet përfshiu edhe partizane e partizanë, vajza e djem të guximshëm e të sakrificës nga trevat e tjera atdhetare, Myzeqeja, Labëria e Mallakastra.

Brigada XVI u krijua nga bashkimi i ish formacioneve të njohura partizane:  grupi i tretë i Skraparit, grupi i tretë i Mallakastrës, grupi i parë i Kurveleshit dhe grupi i Myzeqesë. Përveç 200 partizanëve të Brigadës  XVI-të, Myzeqeja u bë burim edhe për Brigada të tjera të Ushtrisē partizane: 52 partizanë myzeqarë u rreshtuan në Brigadën e I-rë , 120 në Brigadën e VII-të, 82 në Brigadën e VIII-të, 70 në në Brigadën e X-të etj. Brigada XVI mund të quhet ndryshe edhe Brigada partizane e rinisë. Ndër 560 partizanet e partizanët e saj,  më shumë se 85 përqind ishin në moshë të re, 15-30 vjeçarë dhe rreth 70 prej tyre ishin vajza. Brigada XVI luftoi kryesisht  në trekëndëshin Berat Lushnje-Fier dhe e shndërroi Myzeqenë në një arenë betejash të përgjakshme kundër nazistëve dhe kolaboracionistēve. Brigada XVI  luftoi me një ushtri armike të mirëpajisur me armatimet më të rënda dhe bandat e bashkëpunëtorëve vendas në mbështetje të tyre.

Brigada XVI ngriti në altarin e lirisë 56 vajza e djem të bukur e trima, shumica e të cilëve ranë dëshmorë në lulen e rinisë.

Të dashura motra e vëllezër, Ky vit është viti i 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe kolaboracionistët shqiptarë. Është viti të rikujtojmë se çlirimi i atdheut është rezultat i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të partizanëve shqiptarë, të organizuar në Ushtrinë Nacional-Çlirimtare.

Është viti të rikujtojmë se në rreth gjashtë vjet u ndeshën në beteja të përgjakshme dy ushtri të pabarabarta. Përmbi makinerinë e rëndë ushtarake të pushtuesve e tradhëtarëve, përmbi topat, tanket e avionët  e tyre, luftuan e triumfuan partizanët shqiptarë, të organizuar në ushtrinë e tyre që ushqehej e veshmbathej nga kasollet e varfëra të Shqipërisë dhe bujaria e popullit liridashës. Ushtria partizane ishte një legjion nderi i kombit shqiptar.

Unë shpreh respektin dhe mbështetjen time të fuqishme për Organizatën e Veteranëve të LANÇ dhe Organizatën Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e Tjerë të Atdheut në misionin dhe kontributin e tyre për të mbrojtuar, lartuar e ndriçuar të vërtetat e pakundërshtueshme të LANÇ ndaj çdo përpjekje për t’i mohuar apo errësuar ato. E kam thënē dhe po e përsëris: Për LANÇ, cilido mund të ketë pikëpamjet e tij, por jo faktet e tij. Dhe faktet flasin se fitorja e LANÇ dhe çlirimi i Shqipërisë janë vulosur me 68 muaj  luftë dhe sakrificat e 70 mijë luftëtarëve dhe 28 mijë dëshmorëve. Si Kryetar i Kuvendit, jam krenar, edhe pse kemi bërë  thjesht detyrën si përfaqësues të popullit, që gjatë kësaj legjislature miratuam ligjin e ri “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, i cili këtë vit ka hyrë në fuqi. Lavdi të përjetshme partizaneve dhe partizanëve të  Brigadës XVI Sulmuese!

Nderim e mirënjohje të pakufishme partizanëve, çlirimtarëve të  Shqipërisë, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e pasardhësve të tyre!”, shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar ish partizanëve të Brigadës  XVI të Ushtrisë Antifashiste Nacional-Çlirimtare.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME